Kaloni te përmbajtja kryesore

Përleshje me thika afër gjimnazit “Hajdar Dushi”, dy të lënduar

Dy persona janë lënduar si pasojë e një përleshjeje që ka ndodhur sot rreth orës 11:30 ndërmjet qytetarëve në afërsi të gjimnazit “Hajdar Dushi” në Gjakovë.
Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar komandanti i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj, i cili ka informuar se gjatë përleshjes është përdorë mjet i mprehtë (thikë).
Sipas Xhurkajt, njëri person i lënduar është transferuar në spitalin rajonal ”Isa Grezda”, ndërsa, tjetri në ambulancën e qytetit për tretman mjekësor.
Në vendngjarrje ka dalur policia, ndëkohë, hetimet janë në zhvillim./21Media 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button