Përleshje me thika në Prishtinë, lëndohen dy persona

Në orët e mbrëmjes të së mërkurës ka ndodhur një përleshje në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona pasi janë përdorur edhe armë të ftohta.
Dëshmitarët e ngjarjes i thanë KosovaPress-it se në këtë përleshje janë përfshirë dy familje ndërsa ka mbetur i plagosur nga thika një 17-vjeçar, emër i njohur për redaksinë, si dhe një tjetër.
Policia e Kosovës ende nuk ka dhënë përgjigje për këtë rast./KP

Back to top button