Pacolli tregon se çfarë thonë në Itali, Francë e Zvicër për veshjen e Ronelës

Mbrëmë(10 maj) Ronela Hajati, përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision nuk u kualifikua për finalen e madhe.
Ka pasur reagime të shumta sa i përket paraqitjes së Ronelës atje.
E kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka një mendim për gjithë këtë.
“Ronela Hajati nuk u kualifikua në finalen e madhe të Song Contest të Eurovizionit 2022 për shkak të veshjës me të cilën hyri në garë. Mbrëmë, por edhe sonte në debate të ndryshme, këtu në Itali, Francë e Zvicër vlerësojnë shumë muzikën, tekstin dhe përformancën e Ronelës dhe u vjen keq për skualifikimin e saj por, thuajse të gjithë tallën e qeshin me mënyrën banale e vullgare se si ajo ishte veshur. Ata thonë se ajo u skualifikua për këtë arsye”, u shpreh Pacolli në Facebook.

Ndryshe, Ronela ka reaguar në Instagram, ku u shpreh se e kanë merituar finalen./21Media

Back to top button