Përleshje mes protestuesve dhe policisë

Italia sot u përball me protesta të dhunshme

Një numër i protestuesve në qytetin Lucca të Italisë, janë përleshur sot me policinë italiane, derisa protestonin kudër mbajtjes së Samitit të ministrave të jashtëm të G7-tës.

Siç raporton AP, protestuesit u ndalën pranë mureve të qytetit mesjetar toskan, ku u përballen me kordonin policor. Nuk është njoftuar nëse në përleshje ka pasur të lënduar nga protestuesit, apo policia.

Ministrat e jashtëm të vendeve më të industrializuara janë takuar në Samitin e G7-tës në veri të Italisë, ku do të diskutohet për terrorizmin, Sirinë dhe sigurinë globale.

Takimi dy-ditor që mbahet që qytetin bregdetar të Toskanës, vjen pas sulmeve amerikane kundër Sirisë dhe në kohën e rritjes së tensioneve te Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të saj në Azi ndaj Koresë së Veriut.

Anëtarët e G7-tës janë Kanadaja, Japonia, Italia, SHBA-të, Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania.

Back to top button