Përleshje ndërmjet përkrahësve dhe kundërshtarëve të Erdoganit
Në Washington pati përleshje ndërmjet përkrahësve dhe kundërshtarëve të Erdoganit
Nëntë persona janë plagosur dhe dy të tjerë janë arrestuar jashtë ambasadës turke në Washington, pas një përplasjeje mes mbështetësve dhe kundërshtarëve të Presidentit Rexhep Tajip Erdogan.
Udhëheqësi turk u takua me Presidentin e SHBA-ve Donald Trump të martën. Disa orë pas takimit, disa protestues u mblodhën jashtë rezidencës së ambasadorit duke drejtuar fyerje ndaj mbështetësve të Erdogan. Pamjet nga vendi i ngjarjes kanë treguar edhe skena me lëndime të përgjakshme.
Disa raporte të Shteteve të Bashkuara pretendojnë se oficerët e mbrojtjes së Presidentit Erdogan u tërhoqën pasi ai arriti të vizitojë ambasadorin. Demonstratori Flint Arthur, nga Baltimore, i tha CNN: “Ne po protestojmë për politikat e [Erdoganit] në Turqi, në Siri dhe në Irak. “Na ndaluan për disa minuta … por qëndruam akoma dhe vazhduam të protestonim ndaj regjimit tiranik të Erdoganit”, shtoi ai. Ai akuzoi grupin pro-Erdogan se ka sulmuar protestuesit të paktën tri herë.