Përleshje në Pejë, arrestohen 3 të dyshuar

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Pejë janë arrestuar tre persona pas një përleshjeje që kishte ndodhur sot rreth orës 16:30 në rrugën “Esat Mekuli”.
Tutje Policia ka njoftuar se nga kjo përleshje është lënduar një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Pejë, ndërsa dy të dyshuarit tjerë ishin larguar në drejtim të pa njohur.
Njësiti i hetimeve pranë stacionit policor në Pejë, pas një pune intensive operativo-hetimore ka arritur të arrestojë edhe dy te dyshuarit të cilët ishin në arrati.
Megjithatë, pas intervistimit me urdhër te prokurorit të gjithë të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button