Adem Gashi largohet nga VV-ja

Shkrimtari, Adem Gashi ka njoftuar se është larguar nga Lëvizja Vetëvendosje pas katër vjetësh.
Gashi këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.
“Ditë e bukur sot për t’i thënë lamtumirë VV-së pas katër viteve. Adios!”, ka shkruar Gashi.
Ai nuk ka dhënë detaje për arsyet e largimit të tij.

Kujtojmë se Gashi sivjet e ka fituar Çmimin Kombëtar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli” që ndahet nga Ministria e Kulturës./21Media

Back to top button