Përmbytjet në Filipine, shkon në 98 numri i viktimave

Të paktën 98 njerëz kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve pas stuhisë tropikale Nalgae në Azinë Juglindore.
Më shumë se gjysma e viktimave u regjistruan në rajonin e Bangsamoro, për shkak të rrëshqitjeve të dheut të shkaktuara nga shiu.
Rreth 63 persona u raportuan të zhdukur, ndërsa 69 tjerë të lënduar.
Presidenti i Filipineve, Ferdinand Marcos Jr. do të fluturojë të hënën në rajonet të cilat janë prekur më shumë nga përmbytjet./21Media 

Back to top button