Sulmi në Kiev goditi objektin energjetik që furnizonte 350 mijë apartamente

Një sulm në kryeqytetin ukrainas Kiev këtë mëngjes, goditi një objekt energjetik që furnizonte me energji 350 mijë apartamente, tha kryebashkiaku Vitali Klitschko në Telegram.
“Punëtorët e energjisë po punojnë për rivendosjen e furnizimit me energji elektrike pasi një objekt që furnizon 350 mijë apartamente është dëmtuar”, tha ai.
Shërbimet e urgjencës, si dhe specialistë nga DTEK, kompania më e madhe private e energjisë në vend, dhe operatori ukrainas i energjisë Ukrenergo “po bëjnë çmos për të stabilizuar situatën sa më shpejt të ishte e mundur”, shtoi Klitschko.
Shpërthime u dëgjuan në Kiev herët të hënën, sipas CNN. Disa pjesë të qytetit janë pa energji elektrike dhe ujë, pas ndërprerjeve të energjisë të shkaktuara nga sulmet ruse gjatë fundjavës, të cilat zyrtarët thonë se do të duheshin javë për t’u riparuar./21Media

Back to top button