Përmbytjet në Pakistan, shkatërrohet hoteli më i madh në vend

Hoteli luksoz që njihet si më i madhi në Pakistan është rrënuar tërësisht si pasojë e përmbytjeve nga shiu.
Nga përmbytjet janë dëmtuar edhe afër 170 mijë shtëpi, raportojnë mediat atje.
Hotelit “New Honeymoon” me 150 dhoma në Kalam, iu lanë themelet nga uji i furishëm përpara së të rrëzohej tërësisht.
Kryeministri pakistanez, Shahbaz Sharif bërë thirrje për ndihmë ndërkombëtare për përmbytjet që e detyruan vendin të shpall gjendje të jashtëzakonshme.
Shiu jashtëzakonisht i madh ka vazhduar të bie në Pakistan, ku edhe numri i viktimave arriti në 937 që nga mesi i qershorit.
Shirat e musonit zakonisht fillojnë në korrik në Pakistan, por këtë vit filluan në qershor.
Nga pamjet e publikuara në rrjete sociale, duket hoteli gjersa rrëzohet brenda pak sekondash./21Media

Back to top button