Përparimi premton Prishtinë praktike …

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka mbajtur seancën inauguruese, ku u betuan kryetari i zgjedhur, Përparim Rama dhe asamblistët e rinj të këtij institucioni.
Në ceremoninë solemne, kryetari Përparim Rama u betua se si udhëheqës i kryeqytetit do t’i kryejë të gjitha detyrat me ndershmëri dhe mënyrë të paanshme. Tha se nën qeverisjen e tij, Prishtina do të bëhet qytet praktik dhe i lehtë.(Teksti- Kujtesa Bajrami – Fana, kamera: Lulzim Fana)./21Media

Back to top button