Përplasen dy anije mallrash në brigjet e Baltikut, dy persona në kërkim
Një operacion i madh shpëtimi po zhvillohet pasi dy anije mallrash u përplasën në Detin Baltik në brigjet suedeze, duke shkaktuar përmbysjen e një anijeje.
Të paktën dy persona besohet të jenë në ujë pas incidentit në orët e para të së hënës, bëri të ditur Administrata Detare Suedeze (SMA).
Anija e përmbysur, ‘Karin Hoe’, u regjistrua në Danimarkë. Anija tjetër u emërua si ‘Scot Carrier’.
Një zëdhënës i SMA tha se u raportuan britma nga uji i ftohtë.
“Ne nuk kemi gjetur ende askënd, është errësirë dhe shumë ftohtë”, tha Jonas Franzen, ndërkohë që bëri të ditur se kërkimet po vazhdojnë.
Ai tha se raportet erdhën rreth orës 04:45, të hënën. Ndërkaq që, shkaqet ende nuk u bënë të ditura.
Dy persona raportohet se ishin në bordin e ’Karin Hoej’ kur incidenti ndodhi në një zonë të Detit Baltik midis qytetit jugor bregdetar suedez të Ystad dhe ishullit danez Bornholm.
Helikopterët dhe rreth 10 varka nga Suedia dhe Danimarka iu bashkuan përpjekjeve të kërkim-shpëtimit.
Njëra prej anijeve është e gjatë 90 metra (295 këmbë) dhe tjetra 55 metra./21Media