Përplasen dy makina në Rrugën e Kombit

 

Dy makina janë përplasur në afërsi të Fangut në Rrugën e Kombit. Si pasojë, dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spitalin e Rrëshenit për ndihmë më të specializuar.

Automjetet me targa të Kosovës janë aksidentuar si pasojë e një parakalimit të gabuar të njëri prej shoferëve.

Policia rrugore ndodhet në vendngjarje dhe po vijon hetimet./oranwes

Back to top button