Sëmundjet që shkakton mbipesha

 

Obeziteti prej disa vitesh përkufizohet si një sëmundje kronike, që karakterizohet nga shtimi i tepërt i masës dhjamore me pasoja në shëndetin e individit.

Në lidhje me këtë në programin e mëngjesit ‘Për ditë të Mbarë” në RTV21 ishte e ftuar endokrinologia Rreze Serhati Morina. Serhati Morina përmendi disa lloje të sëmundjeve që shkaktohen nga obeziteti.

“Rritë rrezikun për sëmundjet kardiovaskulare, shkakton çrregullime edhe te ritmit të zemerës, një rrezik të madh e bënë edhe për diabetin, pacientët obez janë direkt të rrezikuar për diabetin po flasim për diabetin e tipit 2, gjithashtu është i rritur edhe rreziku për disa sëmundje kancerogjene, si dhe për infertilitet si te meshkujt dhe te femrat si dhe dëmton eshtrat”, tha Serhati Morina./21Media 

Back to top button