Përplasen dy vetura në tunelin e Kalimashit, ka të vdekur

Një person ka vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur të premten në mbrëmje në tunelin e Kalimashit në Kukës. Dy vetura janë përplasur me njëra-tjetrën.
Të lënduari janë transportuar në Spitalin e Kukësit.
“Më datë 07.01.2022, në brendësi të tunelit të Kalimashit janë përplasur dy automjete, me drejtues shtetasit Gj.M., banues në Shkopet dhe N.Z., banues në Kosovë. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë pasagjerja E.S., banuese në Shkopet, si dhe janë plagosur 4 shtetas të tjerë, të cilët janë transportuar në spitalin e Kukësit”, thuhet në njoftimin e Policisë./21Media

 
 
 

Back to top button