Përplasen tri vetura në Duhël, vdiq njëri nga shoferët

Një person ka vdekur dje si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur në Duhël-Suharekë.
Aksidenti ka ndodhur në mes tri veturave teksa të gjithë shoferët ishin meshkuj.
Përveç dëmeve materiale, edhe dy persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore ku njëri nga të dy është duke u trajtuar në repartin kirurgjik, i cili me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./21Media

Back to top button