Përplaset minibusi në Ukrainë, 7 të vdekur

Shoferi 61-vjeçar i një minibusi dhe gjashtë refugjatë kanë humbur jetën pasi u përplasën me një autobus në Ukrainën perëndimore, thotë policia në qytetin Khmelnytsky.
Nëntë pasagjerë të tjerë të minibusit kanë mbetur të lënduar, transmeton rtv21.tv.
Sipas Policisë, shoferi dhe pasagjerët e mjetit tjetër nuk janë lënduar.
Refugjatët po udhëtonin nga qyteti qendror i Ukrainës, Dnipro për në Ternopil./21Media

Back to top button