Kur do ndalohet qarkullimi i kombi-busëve nga Mitrovica dhe Vushtrria?

Pas paralajmërimit që në ditët në vijim do të ndalohet qarkullimi i kombi-busëve nga Mitrovica dhe Vushtrria për në Prishtinë, sot është mbajtur një takim ndërmjet Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, përfaqësues nga Ministria e Transportit, Policisë së Kosovës dhe Inspektoratit të Vushtrrisë dhe Mitrovicës.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se ne këtë takim të gjitha palët u pajtuam që: Të kërkohet nga Komunat përkatëse që pronarëve të kombibusëve ilegal tu gjendët një zgjidhje ku komuna do ti sistemonte në ndonjë vend pune, ku ata kanë mundësi. Këta operatorë ilegal ta ndërpresin menjëherë veprimtarin e tyre, detyrë e inspektorëve dhe policisë.

Takimi i radhës ndërmjet këtyre palëve do të mbahet me 14.04.2022 në Kuvendin Komunal të Vushtrrisë.

Portali rtv21.tv ka tentuar të kontaktojë me Ministrinë e Infrastrukturës lidhur me vendimin për ndalimin e qarkullimit të kombi-busëve në këtë linjë, por nuk ka marrë asnjë përgjigje./21Media

Back to top button