Përplasje e ashpër mes Izraelit dhe OKB-së, kërkohet dorëheqja e Guterres

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres thotë se është “i tronditur” nga reagimi ndaj një deklarate që ai bëri të martën në lidhje me luftën midis Izraelit dhe Hamasit.

Ai thotë se dënoi qartë “aktet e terrorit” të shkaktuara ndaj Izraelit në komentet ku ai gjithashtu tha se sulmet nuk ndodhën “në vakum”.

Guterres iu drejtua polemikave pasi Izraeli tha se si do t’u përgjigje refuzonte vizat zyrtarëve të lartë të OKB-së .

Por, ambasadori i Izraelit vazhdon të bëjë thirrje që Guterres të japë dorëheqjen, duke thënë se është “turp” që ai nuk i tërhoqi fjalët e tij apo nuk kërkoi falje.

Në deklaratën e tij origjinale Guterres kishte deklaruar gjithashtu: “Ankesat e popullit palestinez nuk mund të justifikojnë sulmet e tmerrshme të Hamasit”.

Ndërkohë në Gaza, spitalet po ndalojnë të gjitha, përveç shërbimeve të urgjencës, pasi karburanti po mbaron. Izraeli ka bllokuar karburantin që të arrijë në Gaza dhe akuzon Hamasin për grumbullimin e tij

Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza thotë se pothuajse 6,500 njerëz janë vrarë që nga 7 tetori – Izraeli ka bombarduar territorin

Më shumë se 1,400 u vranë në sulmet fillestare ndaj Izraelit nga Hamasi, dhe më shumë se 200 njerëz mbahen ende peng në Gaza./21Media

Back to top button