Abdixhiku kunja Qeverisë: Shpresoj që ndonjë gjykatës familjar s’do ia ndalë projektet Xhafer Gashit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka lavdëruar punën që po bëhet komunat ku qeveris ky subjekt politik.

Abdixhiku ka treguar për vizitën e Komunës së Obiliqit që drejtohet nga Xhafer Gashi.

”Vizituam nga afër një sërë projektesh që po zhvilloheshin aktualisht, të tjera në përfundim apo të përfunduara tashmë. Secili projekt lë gjurmë. Pashë punimet për shtrirjen e rrjetit të ngrohjes qendrore; një burim ngrohjeje për plot 5000 qyretarë në 40% të territorit të gjithë komunës. Projekt madhor, projekt impresiv, projekt i drejtë para së gjithash. Në Programin tonë ‘Rruga e Re’ kemi paraparë mbi 120 milionë euro investime vetëm në ngrohje qendrore; dhe Obiliqi, shtëpi e KEK-ut, do të ketë prioritet trajtues pa dyshim”, ka treguar Abdixhiku për projektin.

Ai ka thënë se ka viiztuar dhe sallën moderne të edukatë fizike në fshatin Dardhishtë, si dhe biblotekën e qytetit.

”Komuna e Obiliqit dhe Xhafer Gashi kanë realizuar 92% të investimeve kapitale; tre herë më lartë se qeverisja qendrore që mbetet trishtueshëm në vetëm 29%. Me shpresë shumë që kjo vizitë nuk do të nxisë ndonjë gjykatës familjarë të ndërprejë ndonjërin nga projektet e vizituara në fjalë – siç ndodhi me Rrugën A – Xhafës dhe gjithë ekipit të tij i uroj punë të mbarë”, ka thënë Abdixhiku./21Media

Back to top button