Përplasje në Kuvendin e Shqipërisë

Debati për buxhetin e shtetit ka degjeneruar deri në përplasje fizike mes deputetit Ervin Salianji dhe ish zëvendëskryeministrit të Shqipërisë, Erion Braçe
Shkak për këto pamje janë bërë akuzat që deputeti i PD-së ngriti për Braçen, duke u shprehur se në përgjimet e 18 milionë eurove të sekuestruara nga SPAK del dhe emri i Braçes duke biseduar me Rezart Taçin.
“A je ti zëvendëskryeministri që në përgjimet e prokurorisë italiane…O ti çohu në këmbë!”, tha ai.
Braçe replikoi në distancë dhe i ka drejtuar gishtin.
“Mos mu drejto mua si kone, je mësuar me këta. O kone!”, tha Salianji.
Kuvendi rinisi punimet me tërheqje vërejtje për Salianjin, por deputetët shmangën konfliktin.
Përplasja nisi për respektimin e etikës, ku Grida Duma solli në vëmendje sjelljen e kryeministrit Rama
“Ky njeri që flet për marrëdhënien mes dy botëve ka përdorur çfarëdolloj metafore”, tha ajo.
Ishte Anila Bushka që në përgjigje kërkoi respektimin e kodit të etikës.
“Unë e kuptoj që Kuvendi ka presionin e vet, por të mos ngatërrohet retorika me ofendimet e sjelljet e pahijshme”, tha ajo.
Por me librin e marrë prej Bushkës me tone të ashpra reagoi edhe Basha, edhe pse në sallë mungonte kryeministri Edi Rama./oranwes

Back to top button