MSh për RTV21: Rreth 40 mijë vaksina janë dhënë kundër gripit sezonal

Para 3 javësh ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal, ndërsa deri tani janë dhënë rreth 40 mijë vaksina kundër këtij gripi.
Kështu bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë për rtv21.tv
“Deri tash janë dhënë rreth 40.000 vaksina kundër Gripit sezonal.”,  informoi MSh përmes një përgjigje me shkrim.
Ndryshe, më 28 tetor në Kosovë ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal. Për dallim nga vitet e kaluara imunizimi me vaksinën kundër gripit sezonal sivjet ka filluar më herët, pasi në vitet e kaluara ka pasur vonesa në administrimin e tyre, ku zakonisht shpërndaje e vaksinës kundër gripit sezonal ka ndodhur në muajin dhjetor.
Përkundër që qytetarët e Kosovës janë imunizuar me vaksinën kundër COVID-19, ata duhet ta marrin edhe atë kundër gripit sezonal, por gjithmonë dy javë pas marrjes së dozës së dytë./21Media

Back to top button