Përplasje në Qeveri për Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve të Rishikuar 2021-2023

 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në mbledhjen e Qeverisë gjatë shqyrtimit të Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve të Rishikuar 2021-2023(KASh) ka kërkuar që sa më parë të përgatitet draft-buxheti 2021 pasi që afatet ligjore janë më pak se dy muaj.

Vërejtje ndaj kësaj Kornizë patën ministrat e koalicionit të AAK-së dhe Nismës.

Derisa ministrat e Nismas ishin kundër KASh-it.

Zëvendëskryeministri, Besnik Tahiri ka thënë se Reforma për administratën publike është gjysmake pa miratimin e Ligjit të Pagave.

Ai ka kërkuar ndihmë edhe nga Banka Botërore për mbështetjen e këtij Ligji.

Ndaj kësaj Kornize, ka reaguar Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Skënder Reçica, që sipas tij është absurde përse nuk janë paraparë me KASH edhe nismat ligjore të MPMS-së.

Hoti ka thënë se është hera e parë e shqyrtimit të kornizës së shpenzimeve dhe sipas tij në të ardhmen mund të bëhen ndryshimet.

Me gjithë vërejtjet dhe kundërshtimet, me shumicë votash Qeveria ka miratuar KASh-in.

Back to top button