Përshkallëzohet protesta, hidhet gaz brenda selisë së PD-së

Mbështetësit e Sali Berishës, të cilët kanë arritur që të hyjnë me forcë brenda selisë, kanë hedhur gaz lotsjellës në ambientet e brendshme.
Hapet dera e selisë së Partisë Demokratike, mbështetësit e Berishës hyjnë me forcë
Ndërkohë, po vijojnë tentativat për të hapur dyert e zyrave të brendshme.
Ish-kreu i kësaj partie, Sali Berisha, po qëndron para protestuesve, teksa brenda selisë është kryetari Lulzim Basha, i cili po mban mbledhje me krerët e degëve.
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, ka bërë thirrje për organizatorët e protestës së sotme para selisë së Partisë Demokratike, që të tërhiqen nga dhuna ose do të mbajnë përgjegjësi.
Protesta e së shtunës është thirrur nga ish-kryetari i PD-së, Sali Berisha./21Media

Back to top button