Ambasada e SHBA-së: Nxitësit e dhunës do të mbajnë përgjegjësi

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka bërë thirrje që protesta të jetë paqësore dhe shpreh shqetësimin për situatën.
“Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara me rritjen e tensioneve në ndërtesën e selisë së Partisë Demokratike dhe përdorimin e forcës nga protestuesit. U bëjmë thirrje organizatorëve të protestës që të refuzojnë dhunën dhe të ushtrojnë qetësi. Ata që nxisin dhunën ose minojnë sundimin e ligjit do të mbahen përgjegjës”, ka thënë ajo nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Twitter.


Berisha i pyetur lidhur me deklaratën e ambasadores Yuri Kim për të ruajtur qetësinë, ai u përgjigj se demokratët janë paqësor.
Protesta e së shtunës është thirrur nga ish-kryetari i PD-së, Sali Berisha./21Media

Back to top button