Persona të panjohur, ngacmojnë një të mitur
Policia ka bërë të ditur se dje një burrë kosovar nga Mitorvica e Veriut ka raportuar se persona të panjohur po e ngacmojnë vajzën e tij të mitur.
”Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të dyshuar deri më tani të pa njohur, një kohë të gjatë janë duke ngacmuar vajzën e tij të mitur kosovare, me video incizime dhe fotografi me përmbajtje pornografike të cilat i kanë publikuar në rrjete sociale me qellim të diskriminimit e saj”, është bërë e ditur në raportin e policisë.
Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet policore./21Media