Personi që u arrestua, dyshohet për sulmin ndaj gazetarit të RTV 21 në Zveçan

Sot Policia e Kosovës ka arrestuar serbin Dalibor Spasiq i cili dyshohet për sulmet ndaj gazetarëve javëve të fundit në 4 komunat veriore.

KALLXO.com merr vesh se Dalibor Spasiq dyshohet se është në mesin e personave që më 31 maj ka sulmuar fizikisht gazetarin e Radiotelevizionit 21, Burim Zariqi, gjatë përcjelljes së protestës në Zveçan.

Gazetarit Zatriqi fillimisht i ishte thënë të mos xhirojë e më pas protestuesit i kishin shkuar nga mbrapa duke e sulmuar në bark.

Back to top button