Kaloni te përmbajtja kryesore

Përurohet memoriali kushtuar daljes së parë të UÇK-së në Llaushë

Gazetarja e RTV21 Valmira Hoti në një lidhje të drejtëpërdrejtë në emisionin “Për ditë të Mbarë” në RTV21, ka treguar detaje nga zbulimi i memorialit të daljes për herë të parë të UÇK-së, në fshatin Llaushë.

“Ku siç e dimë 28 nëntori e madhe për mbarë kombin anë e mbanë botës nuk shënon vetëm ditën e flamurit, por njëkohësisht shënon edhe daljen në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për herë të parë pikërisht në këtë fshat ku jemi aktualisht”, tregon ajo.

Hoti tregon tutje atmosferën nga ky organizim në fshtatin Llaushë dhe pjesmarrjen e qyetetarëve nga anë e mbanë trojet shqipëtare.

“Me rastin e 27 vjetorit të daljes së parë në skenë të UÇK-së në fshatin Llaushë po bëhet zbulimi i memorialit për këtë rast ku po marrin pjesë qindra qytetarë dhe përfaqësues të partive politike, përfaqësues të komunës së Skenderajt, Drenasit dhe shum komunave të tjera, qyetetarë të shumtë nga anë e mbanë nga trojet shqipëtare për të shënuar këtë ditë të rëndësishme për kombin shqipëtarë”, tregon gazetarja e RTV21. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button