Përurohet objekti i ri “Kooperativa Bujqësore Krusha”

 

 

Është përuruar objekti i ri “Kooperativa Bujqësore Krusha” në Rahovec. Projekt ky i financuar nga Bashkimi Evropian dhe me kontributin vullnetar të disa bizneseve vendore të koordinuara nga Ambasada e Shqipërisë.

Pronarja e kooperativës, Fahrije Hoti tha se finalizimi i fabrikës së re është synim për të ardhmen e Krushës, Rahovecit dhe gjithë Kosovës.

E finalizuam sot këtë fabrikë që është synimi i të ardhmes dhe familjeve tona, i Kurshës, Rahovecit dhe gjithë Kosovës. Nuk do ta zgjasë më shumë, iu uroj mirëseardhje dhe shpresoj që sukseset e grave të Krushës të njihen jo veç në Kosovë, por edhe ndërkombëtarisht, ashtu siç edhe njihemi. Shpresoj që asnjëherë mos të dorëzohemi, ju bashkë me mua”, tha ajo.

Përurimin e fabrikës së re, kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi e ndërlidhi me ditën e gruas, 8 marsit, ku kujtoi sakrificën e grave ndër vite.

“Në këtë festë të gruas, në festën e 8 marsit kujtojmë sakrificën dhe mundin që gruaja shqiptare, gruaja e Krushës, si zonja Fahrie Hoti dhe gratë tjera të këtij vendin që kanë pasur dhe dhënë ndër vite. E kaluara jonë është përplot me histori sakrificash të grave të cilat hynë në histori duke u shndërruar në modele të gruas luftëtare për të drejtat e vendit dhe popullit”, tha Latifi.

Ndërsa, ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minxhozi tha se gratë e Krushës e meritojnë një fabrikë të tillë.

“Pa dyshim merita kryesore i shkon BE-së i cili bëri një projekt me dinjitet por që nuk ishte i plotë pa pjesëmarrjen e grave të Kurshës. Pa pjesëmarrjen e bizneseve të Kosovës dhe unë gjejë rastin të falënderojë të gjithë ato biznese që kontribuuan vullnetarisht për t’iu bashkangjitur nismës së BE-së”, tha ai.

Back to top button