Osmani dhe Bjornstad diskutuan për sigurimin e vaksinave antiCovid

 

 

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani priti sot në takim përfaqësuesin special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor Arne Sannes Bjornstad, të shoqëruar edhe nga ambasadori norvegjez Jens Erik Grondahl.

Bjornstad ka përgëzuar Osmani për rezultatin zgjedhor dhe ka thënë se kjo shënon hapjen e një kapitulli të ri në politikën kosovare.

Ata diskutuan për rëndësinë e konstituimit të institucioneve dhe nevojës për t’u fokusuar në një program zhvillimor që garanton një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët në vend.

Osmani dhe Bjornstad kanë diskutuar edhe për mundësinë e sigurimit të vaksinave antiCovid, në veçanti për personelin mjekësor dhe kategoritë e ndjeshme.

Të dy bashkëbiseduesit i kanë vlerësuar relacionet e mira ndërmjet Kosovës dhe Norvegjisë dhe kanë përsëritur përkushtimin e mëtejmë për intensifikimin e marrëdhënieve./21Media

Back to top button