Pesë autorë në listën e ngushtë për çmimin prestigjioz Caine

Pesë autorë janë përzgjedhur në listën e ngushtë për çmimin prestigjioz të këtij viti AKO Caine për shkrimin afrikan.
Joshua Chizoma, Nana-Ama Danquah, Hannah Giorgis, Idza Luhumyo, Billie McTernan janë autorët në garën e ngushtë për çmimin e madh.
“Një festë marramendëse, dëshmi e gjallërisë, shumëllojshmërisë dhe shkëlqimit të talentit krijues midis shkrimtarëve me origjinë afrikane”, ka thënë Okey Ndibe, autor e gazetar nigerian I vlerësuar me çmime.
Çdo shkrimtar I përzgjedhur në listën e ngushtë merr 500 funte(630 dollarë) dhe fituesi do të shpallet në një ceremoni të mbajtur në Muzeun V&A në Londër, më 18 korrik – I njëjti merr një çmim prej 10 mijë funtesh./21Media

Back to top button