Paralajmërohen vërshime për nesër në Kosovë

Instituti Hidrometorologjik i Kosovës sot ka informuar se fushat e fuqishme ciklonike që kanë përfshirë Kosovën, vazhdojnë të jenë të paqëndrueshme duke krijuar kushte për mot me intervale të shkurta me diell dhe vraësira që gjatë ditës do të shoqërohen me shi.
Në një komunikatë për media IHMK ka paralajmëruar se në disa qytete të Kosovës mund të ketë vërshime nesër dhe pasnesër.
Reshjet me intensitet më të lartë priten në jug, jugperendim, perendim dhe veriperendim të vendit. Në vende të kufizuara ekziston rrezik për breshër.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë nga juglindja, perëndimi dhe jugperendimi e lehtë dhe lokalisht e fortë , Apelohet tek qytetaret që në kohën kur fillojnë reshjet me stuhi, të qëndrojnë brenda lokaleve, shtepive dhe vendeve tjera të sigurta. Qytetet për shkak të reshjeve të shpejta mund të kenë problem me vershim”, ka njoftuar IHMK./21Media

Back to top button