Pesë banka ruse sanksionohen nga Britania
Kryeministri britanik, Boris Johnson ka njoftuar sanksione kundër pesë bankave ruse: Rossiya, IS Bank, General Bank, Promsvyazbank dhe Bankës së Detit të Zi dhe tre individë të parus, përfshirë edhe Gennady Timchenko, në përgjigje të vendimit të Rusisë për të njohur dy rajonet në lindje të Ukrainës, që kontrollohen nga separatistët e mbështetur nga Moska.
“Çdo pasuri që ata mbajnë në MB do të ngrihet, individët në fjalë do të ndalohen të udhëtojnë këtu dhe ne do t’i ndalojmë të gjithë individët dhe subjektet në Mbretërinë e Bashkuar të kenë ndonjë marrëdhënie me ta,” tha Johnson.
Ai ka thënë se janë të përgatitur të bëjnë dhe sanksione të mëtejshme.
Johnson thotë se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të kërkojë një zgjidhje diplomatike deri në momentin e fundit të mundshëm, por duhet të përballet me mundësinë që presidenti Putin të jetë i përgatitur të shkojë më tej, transmeton rtv21.tv.
Kryeministri thotë se i ka dhënë presidentit të Ukrainës Zelensky garanci për “mbështetjen e palëkundur” të Britanisë./21Media