Pesë ditë me ndeshje interesante, përfundon IHF Trophy

Me ndeshjen e grupmoshës U20 ndërmjet Bullgarisë dhe Kosovës ka përfunduar kampionati IHF Trophy për zonën evropiane. Prej të martës e deri të shtunën në Pallatin e Rinisë në Prishtinë janë luajtur nga katër ndeshje.
Te 20-vjeçarët, titullin e kampionit e fitoi Britania e Madhe. Britanikët i fituan të gjitha katër ndeshjet dhe mblodhën tetë pikë. Bullgaria u rendit e dyta me gjashtë pikë, Kosova e treta me katër. Pasuan Malta me dy pikë dhe Andorra, pa pikë.
Ndeshjen mes Bullgarisë dhe Kosovës e fituan bullgarët me rezultat 43:25. Më herët të shtunën, Britania e Madhe fitoi 35:18 ndaj Andorrës.
Në grupmoshën U18 titullin e fitoi Gjeorgjia që mblodhi tetë pikë. Pasuan Bullgaria (6), Kosova (4), Britania e Madhe (2) dhe Shqipëria (0).
“FHK-ja i falënderon ekipet pjesëmarrëse për frymën sportive dhe shndërrimin e ngjarjes në një festë të vogël hendbolli. Britanisë së Madhe U20 dhe Gjeorgjisë U18 u dëshirojmë suksese në fazën interkontinentale të IHF Trophy.”, ka bërë të ditur Federata e Henbollit.

Back to top button