Pesë familje kosovare përballen me dhunë në vetëm dy ditë

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda dy ditësh në Kosovë.

Në Malishevë një grua ka njoftuar policinë se e dyshuara në vazhdimësi e ka sulmuar viktimën. Në të njëjtin qytet, viktimat kosovarë kanë lajmëruar zyrtarët policorë se janë larguar me forcë prej shtëpisë nga I dyshuari mashkull kosovar.

Të tjerat raste të dhunës në familje janë raportuar në Obiliq, Istog e Vushtrri.

Obiliq / 19.05.2025 – 11:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti në procedurë hetimore.

Istog / 18.05.2025 – 18:15. Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Malishevë / 19.05.2025. Viktima femër kosovare ka njoftuar se e dyshuara femër kosovare, në vazhdimësi e ka sulmuar viktimën. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.

Malishevë / 19.05.2025 – 22:00. Viktimat kosovarë kanë lajmëruar policinë se janë larguar me forcë prej shtëpisë nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktimat janë intervistuar, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Rasti në procedurë hetimore.

Vushtrri / 19.05.2025 – 13:15. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa lidhur me rastin është konsultuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Back to top button