Pesë filmat fitues të metrazhit të gjatë

Qendra Kinematografike e Kosovës ka publikuar listën e filmave fitues të metrazhit të gjatë, ku në maje gjendet filmi ”Bota jonë”, me regji nga Luana Bajrami.
Në këtë listë janë edhe filmat “Gruaja e shtëpisë”, me skenar dhe regji të Fatos Berishës, “Faji”, me skenar dhe regji të Edon Rizvanollit. “War, games and videorecordings” me skenar të Dhurata Hotit e regji të Birol Urcan dhe “Last exit” ,e skenar dhe regji të Bekim Gurit.
QKK përpos filmave artistik të metrazhit të gjatë, ka mbështetë edhe filmat në kategorinë me kooproduksion minor, filmat me regjisorë debutues, për zhvillim skenari për film të metrazhit të gjatë, atij artistik dhe filma të metrazhit të gjatë dokumentar.
Kjo është lista e publikuar nga QKK.
Vlen të theksohet se filmat nga Kosova këtë vit ka shënuar suksese të jashtëzakonshëm, ku filmat ”Zgjoi”, ”Luaneshat e Kodres”, ”Vera Andrron Detin”, e shumë filma të tjera kanë qenë fitues të shumë çmimeve ndëkombëtare.
Madje së fundmi. ”Zgjoi”, me skenar e regji të Blerta Bashollit, ka hyrë në listën e ngushtë të filmave ndërkombëtar për “Oscars 2022”./21Media

Back to top button