Pesë kamarierët në paraburgim për 1 muaj

Gjykata Themelore në Prizren, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditë, ndaj pesë personave që dyshohet se shpërndanin para të falsifikuara.
Të pandehurit B.B., T.P., V.Z., L.E., dhe A.P.dyshohet se kanë vënë në qarkullim monedha metalike nga 2 euro, në drejtim të klientëve të ndryshëm.
“Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh peshën e veprës penale e cila është e natyrës së rëndë, dënimit i cili parashikohet për këtë vepër penale të pandehurit mund të ikin apo të fshihen në ndonjë vend të panjohur për organet e ndjekjes penale me qëllim t’i shmangen përgjegjësisë penale, me ç ‘rast do të pengonin zhvillimin e suksesshëm dhe përfundimin e kësaj procedure penale Caktimi i paraburgimit duke u mbështetur në rrethanat e lartcekura është më i domosdoshëm dhe i shërben efikasitetit të procedurës penale si dhe parandalimit të përsëritjes së ndonjë vepre tjetër penale apo edhe ikjes ose fshehjes së të pandehurve dhe zhvillimin normal të hetimeve”, thuhet në njoftimin e Gjykatës./21Media

Back to top button