Pesë mënyra për t’i thënë lamtumirë puçrrave këtë verë

 

Teksa i afrohemi verës, shanset për t’u shfaqur puçrra rriten për shkak të temperaturës së lartë dhe lagështisë që i bëjnë poret tona të prodhojnë më shumë yndyrë.
Djersa, kremi kundër diellit dhe nxehtësia janë gjithashtu faktorë që shkaktojnë puçrra, duke na lënë skuqje, shenja dhe njolla të errëta në lëkurë. Për fat të mirë, në treg do të gjeni shumë produkte trajtimesh të specializuara. Nëse vuani nga puçrrat (gjithmonë me këshillën e mjekut), ka zgjidhje që nëse i përfshini në rutinën tuaj ditore do të sjellin ndryshime të konsiderueshme në lëkurën tuaj.

1-Pastrim i butë (Scrub të butë)

Një pastrim i mirë dhe i thellë është hap i domosdoshëm për të zhdukur puçrrat nga fytyra, por edhe yndyrën e tepërt, që lëkura ka tendencë të prodhojë gjatë muajve të verës. Sidomos, këtë periudhë mund ta pastroni fytyrën 2 deri në 3 herë në javë.

2-Përqendrohuni te pikat e zeza

Teknologjitë inovative në botën e bukurisë na ofrojnë një sërë produktesh që luftojnë drejtpërdrejt pikat e zeza dhe largimin e papastërtive që grumbullohen në poret e lëkurës.

3-Terapia e dritës blu

Pajisjet që lëshojnë dritë blu kanë rezultuar mjaft efektive kundër akneve. Duhen vetëm rreth 30 sekonda në ditë për të parë një ndryshim, gjithashtu largon bakteret e akumuluara në fytyrë.

4-Mos harroni kremin kundër diellit

Pavarësisht nëse keni puçrra ose jo, kremi kundër diellit është i domosdoshëm. Një krem hidratues me ingredient mbrojtës nga dielli duhet të bëhet aleati juaj më i mirë gjatë verës.

5- Trajtimi në një natë

Të gjithëve u ka ndodhur që t’iu dalin aknet në mëngjes. Për ta parandaluar këtë, investoni në produkte që zvogëlojnë skuqjen, madhësinë e shenjave dhe veprojnë gjatë natës, për të pasur një fytyrë perfekte në mëngjes.

Back to top button