Pesë persona e dhunojnë një vajzë!

Një rast i dhunimit është raportuar nga një vajzë në Prishtinë.
Ankuesja kosovare ka raportuar se pesë persona të dyshuar e kanë dhunuar të shtunën nga 17:30-00:30.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës të dy të dyshuar janë arrestuar.
“Lidhur me rastin pas intervistimit viktima është dërguar në strehimore, ndërsa dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit të njëjtit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin ditor të Policisë.
Rasti ka shkuar në procedurë hetimore./21Media

Back to top button