Pesë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit.
Policia njofton se dje (21 tetor) rreth orë 10:30 është arrestuar një i dyshuari pasi a ka sulmuar fizikisht nënën e tij, duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
E një rast tjetër është raportuar në Suharekë, dje rreth orës 12:50 është arrestuar një i dyshuar pasi ai ka sulmuar fizikisht ish bashkëshorten e tij. Viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Në Pejë në të njëjtën ditë rreth orës 19: 30 është arrestuar një i dyshuari nën dyshimin se në vazhdimësi ushtron dhunë psikike ndaj nënës së tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ndërsa në Malishevë dje rreth orës 19:00 është arrestuar një person nën dyshimin se ia ka dëmtuar veturën dhe e ka sulmuar fizikisht të dashurën e tij, viktimën femër kosovare. I dyshuari ka qenë në ndikim të alkoolit me 0.76 promil. Me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Kurse në Mitrovicë dje rreth orës 14: 13 është arrestuar një i dyshuar pasi pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka marrë tretman mjekësor ndërsa i dyshuari, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button