“Pesë rrathë olimpik, pesë medalje”, Kuka: Përmbushje për Kosovën, por besoj se numri i medaljeve do të rritet

Trajneri Driton Kuka në një intervistë për RTV21 foli pas suksesit që ekipi i Kosovës arriti deri më tani në Lojëra  Olimpike “Paris 2024” .

Kuka tha se medaljet e fituara janë bilanc i jashtëzakonshëm. Ai komentoi paraqitjen e gjithsecilit xhudist të Kosovës.

Për Distrinë tha se ishte e shkëlqyeshme duke shtuar se është njëra ndër xhudistet e rralla në botë e cila ka dy medalje olimpike në kategori të ndryshme.

“ nëse s’ështe e vetmja por ende nuk kam hyrë me i shiku statistikat”, tha Kuka.

Derisa për Nora Gjakovën tha se me lëndimin që e ka pasur olimpiada ka qenë  sfidë e pakalueshme për të.

“E kemi ditur si ekip, por e ka deshtë ka punu shumë e ka deshtë edhe një medalje Olimpike por nuk kishte fat, lufta ishte e barabartë shumë por referët menduan që mongolia ishte pak më aktive kështu që pësoi humbje, por ajo mbeti kampione olimpike për krejt jetën.”, shtoi Driton Kuka.

Kurse për xhudistin Akil Gjakova tha se e meritoi medaljen oplimike, dhe mosarritja e saj vet Kukën po e bën të ndihet më keq.

“E meritoi medaljen, ndoshta edhe të artë ka luftu si një luan, ka luftu me masonat e xhudos botërore, ka qenë impresiv gjitha mediat kanë shkruar për performancën e tij, arriti deri në gjysmë finale me garuesin i cili është bërë kamion olimik Akili ishte më i mirë , kishte performancë të shkëlqyeshme porn ë fund me një gabim të vogël që i kushtoi mbeti të luftoj për të bronztën por prapë aty i erdhi garuesi japonez i cili qysh në fillim realizoi një gjuajtje, tentoi Akili…por megjithaë koha nuk premtoi. Mbeti i pesti, rezultati më i mirë për historinë e shtetit të Kosovës në konkurrencën e meshkujve”, tha Driton Kuka.

Për Laurën tha se ishte e kundërta e Akilit.

“Edhe pse nuk ishte në ditën e saj të mirë edhe pse ngarkesa e madhe psiqike për të fituar medalje e bëri që ajo të mos jetë më shumë se 60% i saj , në luftën me kanadeze ishte në nivel shumë të lartë, me kinezen fitoi me një luftë të barabartë por për një nuancë ishte më e mirë. Me garuesen franceze humbi me meritë, d.m .th francezja ishte më e mirë dukshëm, ndërsa në luftë për medalje që shkoi me vonë zhag deri në vazhdime kur kishin dyjat nga dy penallti ndodhi një aksion i Laurës të cilin garuesja kroate e kontroi por në mënyrë jo të duhur të palejuar në xhudo prej tash e dy olimpiada, kështu që Laura  u stolis medaljen e bronztë medaljen e dytë për Kosovën.”, tha Kuka.

Për Loriana Kukën  e cila do të garojë nesër tha se shpreson që të jetë në ditë të mirë të performojë mirë.

“Do ishte mirë të hyjë fillimisht në zonën e medaljeve në ardhjen deri në çerekfinale…”, tha ai.

Trajneri i cili korri shumë suksese,  u pyet se a u përmbush synimi pesë rrathë olimpik, pesë medalje,.

“Kjo është storje në veti, pas Lojërave Olimpike në Tokio kur i fituam edhe dy të arta pas të artës së Majlindës në Rio, simbolika e tre gishtave u bë pak si një farë lloj simbolike. Kurse shkuam te rrathët olimpik me i bo fotot diqysh mu duk se pesë rrathët olimpik të ja qes vetes cak si trajner. Të them të drejtën pas fitores së Distrisë diqysh e mendojsha krejt kohën që mos diçka po e ndalë atë dëshirën time të madhe drejt medaljes së pesë për me përmbush vetën, me i përmbush rrathët olimpik, d.m .th jam shumë i lumtur, numri pesë  është përmbush për mua si trajner, por në radhë të parë për Kosovën për shtetin tonë të ri për të cilin e punojmë dhe ajo është më rëndësi sepse unë si trajner jam përmbushur me të gjitha medaljet e mundshme tash e shumë vite më parë , por dëshira dhe vullneti për me jep më të mirën e mundshme unë por edhe ekipi jonë edhe gjithë komuniteti sportiv nuk do të ndalet derisa të jetojmë deri në frymën e fundit edhe po besoj se ky numri pesë do të vazhdojë tutje ta shohim deri kur por me rëndësi është që jam i përmbushur në çdo aspekt.”, përfundoi Kuka./21Media

 

Back to top button