Rita Ora parashikon Anglinë si fituese të Euro 2020
Edhe pak orë na ndajnë nga finalja e madhe e Euro 2020 mes Anglisë dhe Italisë në ‘Wembley Arena’ në Londër.
Shikues të shumtë po bëjnë tifo për dy skuadrat, teksa mbështetja nuk po mungon edhe nga këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, e cila është rritur në Angli.
Ajo në InstaStory publikoi një fotografi , ku në fytyrë ka vendosur simbolin e flamurit të Anglisë.
“Po vjen në shtëpi, po afrohet”, është mbishkrimi që Rita e ka lënë mbi imazhin e publikuar në Instagram.
