Pesë shtyllat e programit qeverisës të Berishës së PDK-së për Suharekën

Kandidati i PDK-së për kryetar të Suharekës, Dardan Berisha, në debatin zgjedhor në RTV21 prezantoi programin qeverisës me të cilin garon në zgjedhjet e 12 tetorit.
Ai tha se programi i tij është i ndarë në pesë shtylla: arsimi, shëndetësia, bujqësia, turizmi dhe zhvillimi ekonomik.
“Në arsim do të investojmë në shkolla moderne, kushte më të mira për nxënësit dhe mësimdhënësit, dixhitalizim dhe programe që përgatisin të rinjtë për tregun e punës. Shtylla e dytë është shëndetësia … do të modernizojmë qendrën kryesore të mjekësisë familjare, do të rrisim kapacitetet e ambulancave në fshatra, do të investojmë në pajisje e personel shëndetësor. Gjithashtu në bujqësi, Suhareka siç dihet është zemra e prodhimit bujqësor, ne do t’i mbështesim fermerët dhe grupet tjera me subvencione reale”, tha ai.
Berisha premtoi zhvillimin e infrastrukturës turistike, promovimin e kulturës. Kurse për zhvillimin ekonomik tha se do të krijojnë kushte për investime të reja dhe mbështetje për bizneset lokale. Premtoi investime në infrastrukturë./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?