Pesë të arrestuar në Podujevë, konfiskohen armë e fishekë

 

Policia e Kosovës ka arrestuar sot pesë persona në Batllavë të Podujevës, të cilët prej dy veturave të ndryshme, dyshohet se kanë shtënë në ajër dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Rasti ka ndodhur rreth orës 17:00, ndërsa veturat e personave të dyshuar janë ndaluar në fshatin Lluzhan, ku nga ana e policisë janë gjetur dhe sekuestruar një armë automatike zjarri AK-47 me 9 fishekë, një pistoletë e tipit Ekol -T, me 5 fishekë si dhe një shkop.

Siç ka informuar policia, personat e arrestuar ngarkohen me veprat shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje. Ndaj tyre po kryhen procedurat e nevojshme policore në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

Back to top button