Pesë të lënduar në një aksident në rrugën Prishtinë- Gjilan
Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor
Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 18:30 në rrugën Prishtinë- Gjilan.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.
Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa me rastin po merret njësiti i trafikut.
“Rreth orës 18:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë- Gjilan. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor, me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka bërë të ditur Ahmeti./21Media