Pesë të lënduar në një aksident trafiku në Ferizaj

Pesë persona janë lënduar në një aksident mes tri veturave në rrugën“Ahmet Kaçiku” në Ferizaj
Këtë e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizaj, Kanun Veseli.
Ai ka thënë se të lënduarit janë dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj.
“Me datën 16.11.2024 rreth orës 18:15 në rrugën ” Ahmet Kaçiku” në Ferizaj në afërsi të nënkalimit ka ndodhur një aksident komunikacioni rrugor , ku janë përfshirë tri vetura. Veç dëmeve të shkaktuara materiale në vetura , lëndime trupore kanë pësuar pesë persona, të cilët për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Njësia e Hetimeve të Aksidenteve ka dalë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Veseli.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?