Pesë të vdekur dhe 2 mijë e 230 të infektuar me Covid në Shqipëri

 
Pesë viktima dhe 2 mijë e 230 persona të infektuar me Covid-19 u shënuan në 24 orët e fundit në Shqipëri.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të infektuarit që kanë vdekur janë, një qytetar nga Elbasani 60 vjeç, dy qytetarë nga Tirana 60 dhe 77 vjeç, një qytetar nga Rrësheni 77 vjeç, një qytetar nga Saranda 80 vjeç.
Gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 6 mijë e 598 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 2,230 qytetarë.
Ndërkohë në Shqipëri janë aktivë me Covid, 24 mijë e 436 persona./21Media

Back to top button