Pesë të vdekur në sulmin me hark dhe shigjetë

Pesë persona janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur në Norvegji pasi një burrë përdori një hark dhe shigjetë për t’i sulmuar ata.
Sulmi ka ndodhur në qytetin Kongsberg, në jug-perëndim të kryeqytetit Oslo, në orën 18:13 me orën lokale.
Një danez i moshës 37 vjeç është arrestuar nën dyshimin për kryerjen e sulmit.
Sipas një zëdhënësi të Policisë besohet se ai ka vepruar vetëm dhe do të hetohet nëse ishte një akt terrorizmi, transmeton rtv21.tv.
Kryeministrja, Erna Solberg tha sulmi ishte “tmerrues”.
Sulmuesi thuhet se ka nisur sulmin brenda një supermarketi Coop Extra në anën perëndimore të Kongsberg. Një nga të plagosurit ishte një oficer policie jashtë detyrës i cili ishte në dyqan në atë kohë.
Oficerët gjithashtu po hetonin nëse sulmuesi përdori armë të tjera gjatë incidentit, u tha gazetarëve shefi i policisë Kongsberg./21Media

Back to top button