Pesë të vdekur nga shpërthimi i gypit me ujë të nxehtë

U dogjën për së gjalli

Pesë persona, përfshirë edhe një nënë me vajzën e saj 5-vjeçe u dogjën për së gjalli kur shpërtheu një gyp me ujë të nxehtë në një hotel rus. Natalia Shats, 43-vjeçare, nga Solikams, po qëndronte në hotel me vajzën e saj, Ekaterina Shats, kur u bllokuan.

Tre të tjerë pësuan lëndime serioze pas shpërthimit të gypit në një hotel në qytetin e Permit, afër maleve Ural, një baba i cili po e dërgonte djalin e tij për siguri. Në këtë hotel kishte shumë persona, në mesin e tyre edhe të afërm të pacientëve që po trajtoheshin nga kanceri në spitalin e qytetit, transmeton rtv21.tv

Vadim Zhenikhov, 23-vjeçe dhe Ekaterina Anikia, po ashtu janë viktimat e tragjedisë. Viktima e pestë nuk është identifikuar./21Media

Back to top button