Peskov: Rusia nuk do t’u kushtojë vëmendje thirrjeve nga SHBA

Sipas Peskov, nuk do t’iu kushtojnë vëmendje thirrjeve për lirimin e demonstruesve

Zëdhënësi i presidentit rus, Dmitrij Peskov deklaroi sot se autoritetet në Rusi nuk do t’iu kushtojnë vëmendje thirrjeve amerikane për lirimin e demonstruesve të arrestuar dje në protestat anti-qeveritare, të organizuara nga lideri i opozitës Aleksej Navalni.

“Nuk pajtohemi kur pyetjet vendosen në këtë mënyrë. Ky nuk është një lloj i ftesës, të cilën duhet ta dëgjojmë”, ka thënë Peskov në konferencën për media, transmeton Reuters.

Back to top button